KreuCelebrity

Tmerr, parukieri i VIP-ave shqiptarë vret vajzën e tij 7 vjece!

 

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur së fundi; Habip Ozturk, parukieri i disa prej VIP-ave të njohur shqiptarë ka vrarë me thikë vajzën e tij vetëm 7 vjece.

Tmerri ndodhi në banesën e tij në Hızır Sokak në lagjen Kavakpınar. Ozturk, në gjendje të rëndë psikologjike mësoi se e shoqja kishte nisur procedurat e divorcit dhe ka humbur toruan. E bija, Defne ishte në shtëpi.

Ai e ka sulmuar te bijen e më pas ka tentuar vetëvrasjen me të njëjtën thikë. Mësohet se gjendja e tij është e rëndë.

Pas ekzaminimit nga prokurori dhe policia, trupi i pajetë i Defnes së vogël u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Vetëm pak pëprara ngjarjes, i ati kishte shpërndarë në rrjetet sociale një foto të së bijës me mesazhin “Të dua shumë vajza ime e bukur”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF