KreuCelebrity

Ben Affleck për martesën me Jennifer Garner: Nëse do isha ende me të, do vijoja të pija alkool!

Kisha ngecur, ndihesha si në kurth!

Ben Affleck ka thënë se ndihej si në  ‘kurth’ në martesën e tij me Jennifer Garner dhe beson se nuk do të ishte i matur nëse do të kishte qëndruar në atë marrëdhënie. Ylli i ‘Good Will Hunting’ e bëri komentin të martën gjatë një interviste në The Howard Stern Show ku gjithashtu pranoi se kishte hezituar për të rindezur marrëdhënien e tij me ish të fejuarën Jennifer Lopez.

Duke folur për martesën e tij me Garner, 49-vjeçari i tha Howardit: “Ne ndoshta do të kishim përfunduar duke u kapur për fyti me njëri-tjetrin. Ndoshta ende do të vazhdoja të pija alkool. Një pjesë e arsyes pse fillova të pija ishte sepse ndihesha i zënë në kurth. Kisha ngecur në atë martesë. Isha si, “Nuk mund të largohem për shkak të fëmijëve të mi, por nuk jam i lumtur, çfarë të bëj?” Dhe ajo që bëra ishte që piva një shishe skoceze dhe më zuri gjumi në divan, gjë që doli të mos ishte zgjidhja.”; tregoi Affleck në rrëfimin e sinqertë për martesën me ish-bashkëshorten e tij Jennifer Garner.

Asokohe Ben shkoi në rehabilitim për shkak se u kthye në një person të alkoolizuar në vitin 2018. Ai u nda zyrtarisht me ish-gruan e tij në qershor 2015, një ditë pas 10-vjetorit të martesës së tyre.

Komentet e bëra nga Affleck për martesën me Garner nuk janë pritur aspak mirë nga ndjekësit në rrjete sociale, pasi sipas tyre Ben po kërkon të fajësojë ish gruan e tij për të qenit i alkoolizuar.

Sakaq prej disa muajsh aktori i famshëm ka rindezuar romancën me Jennifer Lopez me të cilën ka qenë fejuar 17 vite më parë.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF