KreuCelebrity

Aktorja e njohur diagnostikohet me kancer!

Aktorja e filmit “Parasite”, Park So Dam, po përballet me sëmundjen e rëndë të kancerit.

Ylli koreano-jugor, e cila luajti motrën Ki Jung në filmin fitues të çmimit “Oscar”, u diagnostikua me kancer papilar të tiroides, tha agjencia e saj, “ArtistCompany”, për CNN.

30-vjeçarja e mori lajmin gjatë një kontroll shëndetësor dhe tashmë ka kaluar një operacion. Park po bëhej gati të promovonte filmin e saj të ardhshëm “Special Delivery”, por sëmundja ndryshoi planet e saj dhe e la atë “shumë të zhgënjyer”.

“Park So Dam do të fokusohet në rimëkëmbjen e saj në mënyrë që ajo t’ju shohë të gjithëve e shëndetshme në të ardhmen, dhe “ArtistCompany” gjithashtu do të bëjë çmos për ta ndihmuar aktoren të rikuperojë shëndetin e saj”, thuhej në deklaratë ndër të tjera.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF