Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se Omicron po përhapet më shpejt se çdo variant i mëparshëm i Covid-19 dhe ndoshta është i pranishëm në shumicën e vendeve të botës.
“Omicron po përhapet me një ritëm që nuk e kemi parë me asnjë variant të mëparshëm. 77 vende kanë raportuar tani raste të Omicron, dhe realiteti është se ndoshta ndodhet në shumicën e vendeve, edhe nëse nuk është zbuluar ende”, tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Tedros tha se OBSH-ja është e shqetësuar pasi vendet po e konsiderojnë Omicron si një variant të butë dhe nuk po i japin rëndësinë e duhur, “Ne kemi mësuar deri tani se ne e nënvlerësojmë këtë virus në rrezikun tonë. Edhe nëse Omicron shkakton sëmundje më pak të rënda, numri i madh i rasteve mund të mposht përsëri sistemet shëndetësore të papërgatitura”.
Më tej ai ka shtuar se vendet nuk do të mund të mbrohen vetëm nga vaksinat, duke theksuar rëndësinë e maskave dhe distancimit social.