KreuCelebrity

OBSH dhe ekspertët europianë: “Riktheni maskat, vaksinat të vetme s`e ndalojnë Omicronin”!

OBSH dhe ekspertët europianë: “Riktheni maskat, vaksinat të

Qendra europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) paraajmëroi se vetëm vaksinimi nuk do të mund të ndalë hovin e variantit të ri të koronavirusit, Omicron. Kjo agjenci e Bashkimit Europian ka thënë se ka nevojë urgjente për veprim, sipas RFE

“Në situatën aktuale, vetëm vaksinimi nuk do të mund të parandalojë efektin e variantit Omicron sepse nuk do të ketë kohë të menaxhohen mungesat në vaksinim që ekzistojnë ende”, tha Andrea Ammon, drejtor i ECDC-së. Agjencia ka ngritur vlerësimin e rrezikut të efekti të Omicronit në shëndetin publik në “shumë të lartë”.

ECDC bëri thirrje për rikthimin e masave si mbajtja e maskave, higjiena e duarve, distanca në punë dhe parandalimi i grumbullimeve në hapësira publike.” Është urgjente që veprime të fuqishme të merren për të zvogëluar transmetimin dhe të zbusin presionin mbi sistemin shëndetësor, për të mbrojtur grupet më të ndjeshme në muajt në vazhdim”, tha Ammon.

Me herët, një apel të ngjashëm drejtoi edhe shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësië, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili kërkoi rikthimin e maskave ndërsa shtoi se Omicron është raportuar në 77 vende dhe ka gjasa që të jetë shpërndarë te shumica e vendeve, i padiktuar “me një shpejtësi që nuk e kemi parë te variantet tjera”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF