Edhe pse mund të mos e kishte dëshiruar të gjithë këtë vëmendje, ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt nuk arriti dot ta shmangte,duke qenë se ajo ishte një personazh i njohur dhe ndarja e tyre, zor se do të kalonte pa bujë.
Por sërish ruajtën marrëdhënie të mira për hir të vajzës, megjithatë duket jo aq sa Aleksi t`i shkonte moderatores në dasmën e saj me Mark Frrokun, ku ra në sy mungesa e tij.
Ndërkohë, pak përpara dasmës ai tregoi se është në një lidhje të re, ndërsa u kujdes që të mos tregonte fytyrën e partneres.
Me një postim të fundit në rrjetet sociale, ai tregoi se partneren e ka prezantuar dhe me vajzën, Viktoria dhe nga fotoja duket se ato të dyja shkojnë shumë mirë bashkë!