KreuCelebrity

Semi rikthehet në “Big Brother VIP”, flet për lojën e Donaldit brenda shtëpisë

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Semi është rikthyer këtë të martë në spektaklin ‘live’.

E pyetur nëse Donaldi ka ndikuar në lojën që Semi ka bërë brenda shtëpisë, ajo tha se aktori nuk e ka penalizuar, madje theksoi se përsa i përket lojës banori është i njëjti siç ka qenë në fillim.

“Është fundi i lojës dhe secili do të kapet me diçka deri sa të dalë njeri fitues. Arjolën e shoh të sikletosur. Donaldi është Donaldi që ka qenë që nga fillimi dhe nuk ka ndryshuar sa i përket lojës.

Është po ai që ka qenë në fillim. Gjërat kanë ardh si pasojë e gjendjes sime. Donaldi më ka ndihmuar në një moment të vështirë timin, di që ai njeriu ka qenë aty për mua dhe nuk mund të them që më ka penalizuar”, tha ajo.

Kujtojmë që Semi dhe Donaldi ishin shumë të lidhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP, por pas ikjes së saj aktori u lidh me Beatirx, çka nuk u prit nga këngëtarja e cila është shoqja e ngushtë e Bora Zemanit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF