Kemi parë shpesh të ndodhë që vajza të famshme të veshin të njëjtat gjëra, apo të paktën, të kenë kombinime shumë të ngjashme. Epo, nuk është cudi që të mendojnë njësoj, apo për dicka të kenë shije të njëjta!
Megjithatë, xing-u i Xhensila Myrtezajt me Elhaida Danin ra shumë në sy, ndoshta edhe për shkak të ekstravangancës së veshjes.
Në klipet e tyre, këngëtaret zgjodhen xhaketa që shpalosin fort dekoltenë, dhë të zbukuruara në atë pjesë me gurë vezullues, ndërsa edhe sutjeni është I formuar prej tyre.
Veshjet u publikuan me diferencë kohore, por duket se ende rikthehet pyetja që na u fanit atëherë në kokë : “Kujt i rri më bukur? ( sic ndodh rëndom në raste të tilla)! Nderkohe, ne e rikthyem kete “perplasje” te tyre per t`u frymezuar per kombinimet e festave te fundvitit, sepse kaq shume shkelqim, nuk qenka aspak gje e keqe!