KreuCelebrity

Vajza e Angelinës, Shiloh e dëshpëruar se nuk takon dot babain, Brad Pitt!

Për Brad Pitt, këto do të jenë të tjera festa fundviti që i kalon pa fëmijët pranë tij.

Pas divorcit të ashpër me Angelina Jolie, gjykatësi vendosi t`ia kalonte asaj kujdestarinë e të 6 fëmijëve. Shiloh është e vetmja sipas një miku të familjes, që e vuan shumë mungesën e të ati dhe faktin që nuk takohet dot me të.

“Është e vetmja që i ka qëndruar pranë dhe nuk dëhsiron t`i ndërpesë marrëdhëniet me të. Është shumë e lodhur nga këto zënka, që i kanë trazuar jetën. Shiloh kërkon me dëshpërim ta shohë babain e saj, por nuk mundet për shkak të kufizimeve të gjykatës. Ajo nuk dëshiron që t`i kthejë shpinën të atit”, thotë personi në fjalë për 14 vjecaren.

Pitt e kishte ankimuar cështjen e kujdestarisë në Gjykatën Supreme në Kaliforni, por kërkesa e tij u rrëzua.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF