KreuCelebrity

Bora e tregon padashje: Ruan ende një kujtim të Donaldit në shtëpi! 

Tashmë, duket se lidhja e tyre ka marrë fund pasi Donaldi e ka të gjithë vëmendjen tek Beatrix. Megjithatë, Bora Zemani ende ruan një kujtim të tij në shtëpinë e saj.

Pak ditë më parë, moderatorja u shtrua në spital dhe fansat vërshuan me lule e urime për t`u shëruar sa më shpejt. Dhe ajo nuk ngurroi t`I tregonte në rrjetet sociale dhuratat që i mbërritën.

Por ndjekësve nuk u shpëtoi në mesin e atyre fotove një detaj interesant:

Ata panë se Bora kishte ruajtur një pikturë të Donaldit, që ai ia bëri dhuratë pak përpara se të ndaheshin.

Edhe pas situatës së krijuar me aktorin dhe lidhjen e tij me Beatrix, Bora bëri thirrje përmes një statusi në Instagram që Donaldi mos të kryqëzohej prej ndjekësve për sjelljen e tij!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF