KreuCelebrity

“Je fasadë”, Antonela kapet keq edhe me Beniadën!

“Je fasadë”, Antonela kapet keq edhe me Beniadën!

Diskutimi i radhës mes banorëve të Big Brother këtë radhë ishte vetë loja: Kush do paratë, kush do eksperiencën. Antonela vuri në shënjestër Beniadën.

Antonela: Ka dhe fasadë ma beso.

Sara: Po mirë.

Beniada: Unë jam për eksperiencë, po të kisha fasadë do isha sjellë ndryshe.

Antonela: Si ndryshe? Ti s’je sjellë keq ndonjëherë, as nuk je mërzitur, gjë që më bën të mendoj se po mban fasadë, po luan dhe po luan bukur se e di që njerëzit e duan pozitivitetin.

Beniada: Unë jam vetvetja. Jam pozitive, kam lindur pozitive dhe ata që më njohin e dinë.

Antonela: Po edhe unë jam pozitive , por nuk dal ashtu.

Beniada: Pse?

Antonela: Sepse janë situatat, nuk e duroj dot fallcitetin, njerëzit e shtirur.

Beniada konsiderohet një nga personazhet në “Big Brother VIP” , e pohuar dhe nga prezantuesja Arbana Osmani.

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF