KreuCelebrity

Katër mesazhet e fshehta në kartolinën e festave të William dhe Kate!

Katër mesazhet e fshehta në kartolinën e festave të William

Edhe pse kartolina e festave të fundvitit e princit William dhe familjes së tij ka dalë prej ditësh, ekspertët vetëm tani i kanë zbardhur 4 mesazhet e fshehta që ajo, sipas tyre, bart në vetvete.

E para, është shfaqja shumë hapur e afeksionit në publik

William dhe Kate kanë qenë gjithmonë të rezervuar me shprehjen publike të dashurisë, ndërsa tani u vu re se ndryshe nga herë të tjera, dëshmuan shumë më tepër afeksion duke vendosur duart në gjunjët e njëri-tjetrit. Mendohet se frymëzimin mund ta kenë marrë nga Princi Harry dhe Meghan Markle, që kanë qenë shumë më të clirët në këtë drejtim.

Kate merr një tjetër rëndësi dhe këtë e tregon edhe fakti që fotoja është shkrepur në Jordani, vendi ku ajo ka jetuar kur ishte fëmijë. I ati punonte për British Airways dhe e kishte marrë familjen me vete në këtë vend në vitet 1984-1986.

William shfaqet me pantallona të shkurtra, dicka e rrallë kjo për daljet e tij në publik, por që mund të konsiderohet si veshje e zakonshme e mbretit të ardhshëm.

Princesha Charlotte dhe Princi Louis duket se kanë veshur këpucë të njëjta! Veshjet janë koordinuar, por teksa të tjerët janë tek nuancat e të gjelbrës, Charlotte dhe Louis janë të veshur të dy me veshje blu, ndërsa koordinimi shkon deri te këpucët e tyre: janë të dy atlete blu të njëjta. Ndërkohë që në fakt, të dy janë pas vëllait të tyre të madh në linjën e fronit, i cili nga ana tjetër është pasardhës direkt për fronin pas babait.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF