Mbretëresha Elizabeth ka anuluar drekën tradicionale para Krishtlindjeve për familjen e saj të gjerë si një masë paraprake pas rritjes së rasteve të Omicron në Mbretërinë e Bashkuar.
Një burim tha se ngjarja vjetore mund të vinte në rrezik planet e shumë njerëzve për Krishtlindje, ndaj Mbretëresha ka ndjekur këshillën e shefit të mjekësisë në Angli, Prof. Chris Whitty për t’i dhënë përparësi ngjarjeve “që kanë vërtet rëndësi” për të shmangur rrezikun e infeksionit.
Ngjarja do të zhvillohej në fillim të javës së ardhshme në Kështjellën Windsor. Kujtojmë që edhe mbledhja e vitit të kaluar u anulua gjithashtu për shkak të Covid-19.
Monarkja 95-vjeçare zakonisht pret për drekë çdo vit familjen e saj të gjerë përpara se të niset për qëndrimin e saj të Krishtlindjeve në Sandringham.



















