Kanë kaluar vetëm 5 javë nga startimi i programit të dashurisë “Love Story 2”, i cili këtë sezon erdhi te publiku me ndryshime të shumta në format.
Me anë të një video që moderatorja Alketa Vejsiu sapo publikoi në Instagramin e saj, mësuam se gjatë programit të sotëm të “Love Story Talk”, një nga konkurrentët do të përjashtohet.
“Tek Love Story Talk përjashtohet një konkurrent sot! Ora 16:00”, ka shkruar Alketa, ndaj mbetet të presim edhe pak orë për të zbuluar se për cilin konkurrent bëhet fjalë, dhe kush është arsyeja që ka çuar në marrjen e këtij vendimi për të.
Kujtojmë që këtë sezon në “Love Story” janë 4 fronistë, 2 vajza dhe 2 djem, ndërkohë që përballë tyre ndodhen konkurrentët të cilët duan të rrëmbejnë zemrën e tyre.



















