Reperi i njohur, Rigels Rajku i njohur si Noizy, është arrestuar në Kosovë.
Mediat fqinje raportojnë se reperi shqiptar është arrestuar mbrëmjen kësaj të mërkure në pikën kufitare në Vermicë,, pasi mësohet se ka pasur një urdhërarresti ndaj tij.
Ende nuk dihen detaje rreth arsyes së arrestimit të reperit të njohur..Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhej vetëm që, “Shoqërohet një person me urdhëresë të gjykatës. Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë.
Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policorë në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”.



















