KreuCelebrity

“Pse e ke inat Donaldin?”, Paloma i jep përgjigje ndjekësit!

Gazetarja Rudina Demneri, ish-banore e “Big Brother VIP”, ka zhvilluar së fundmi një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale.

E teksa një nga ndjekësit e ka pyetur, “Pse e ke inat Donaldin?”, dhe ajo ka treguar se nuk e ka inat aktorin, përkundrazi, asaj i duket super djalë.

Paloma ka sqaruar se gjykon vetëm momente të lojës së tij dhe jo atë si njeri. “Nuk e kam inat. Ashtu siç më gjykoni ju mua në disa momente, ashtu mund ta gjykoj edhe unë Donaldin te ndonjë situatë që nuk më pëlqen. Mos u ndikoni kaq shumë, sepse një situatë që unë e shikoj si jo të arsyeshme nuk do të thotë se mund të urrej një njeri.

Nuk janë këto raste për tu urryer njerëz. Urrejtjet ose inatet kanë peshë për mua në situata shumë më të rënda se aq. Nuk e gjykoj Donaldin si njeri, sepse është super djalë, por gjykoj momente të lojës së tij”, ka sqaruar ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF