Kryeministri britanik Boris dhe Carrie Johnson disa ditë më parë u bënë prindër për herë të dytë të një vajze, të cilën e pagezuan me emrin e veçantë, Romy Iris Charlotte.
Boris zbuloi emrin për gazetarët gjatë një vizite në një qendër vaksinimi në Kent, ndërkohë që gruaja e tij postoi emrin e saj të plotë në Instagram.
“Romy, sipas tezes sime, Rosemary. Iris nga greqishtja, që do të thotë ylber. Charlotte, sipas nënës së ndjerë të Boris, e cila na mungon shumë”, shkroi ajo.
Kujtojmë që vajza e tyre lindi në spitalin e Kolegjit Universitar në Londër më 9 dhjetor. Ajo është fëmija i dytë i çiftit pas lindjes së Wilfred në prill të vitit 2020.