KreuCelebrity

Imiton Monika Lubonjën, Renada Caci nuk zhgënjen asnjëherë me rolet e saj!

Një nga aktoret më të mira të Portokallisë është Renada Caci, e cila prej vitesh është pjesë e pandarë e spektaklit të humorit.

Ajo numëron pafund role, por ai që ka mbetur në memorien e të gjithëve dhe që është bërë emri i saj i dytë është padyshim ai i Luzes.

Këtë sezon një nga rolet më të pëlqyer të saj është edhe ai ku aktorja imiton Monika Lubonjën, e cila ndodhet në “Big Brother VIP.

Një rol i pëlqyer jo vetëm nga publiku, por edhe nga vetë aktorja e cila me anë të një postimi në Instagram e cilësoi si një nga eksperiencat më të bukura të këtij sezoni në Portokalli.

Renata deri më tani ka shënuar mjaftueshëm role që emri i saj të renditet ndër më të mirët që arti shqiptar ka, dhe jemi të bindur që me talentin që e karakterizon karriera e saj do të jetë e gjatë dhe arritje të shumta e presin në vijim..

 

 

A post shared by @renada.caci

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF