Jon Gjebrea ka surprizuar të gjithë familjen duke ardhur nga Amerika për të mbështetur të motrën e tij teksa përgatitet për finalen e “Junior Eurovision Song Contest 2021”.
Surprizën e bukur e ka ndarë Arditi, duke publikuar videon e bashkimit të familjes në rrjetet e tij sociale.
“Joni na ka munguar shumë, por sot ai erdhi pa lajmëruar për të qëndruar pranë motrës dhe pranë nesh në këto momente të ngarkuara plot emocione e përgjegjësi për Annën. E dua familjen time”, ka shkruar Ardit Gjebrea.
Kujtojmë që Anna do të përfaqësojë vendin tonë në “Junior Eurovision Song Contest 2021”, festival i cili do të organizohet në Paris, më 19 dhjetor të këtij viti.