Papa Françesku feston ditën e sotme ditëlindjen e tij të 85-të. Ai është mjaft aktiv dhe ka një agjendë të ngjeshur pavarësisht moshës.
Ai përfundoi së fundmi vizitat e tij në Qipro dhe Greqi, pas atyre që ka zhvilloi këtë vit në Irak, Sllovaki dhe Hungari. Vitin e kaluar Papa nuk e festoi ditëlindjen për shkak të pandemisë Covid-19.
Ati i Shenjtë u bë prift në moshën 32-vjeçare, gati një dekadë pasi humbi një pjesë të mushkërive për shkak të një sëmundje në rrugët e frymëmarrjes.
Njerëz në mbarë botën, dhe sigurisht jo vetëm katolikë, po festojnë ditëlindjen e Papës, teksa mesazhe urimi ka patur edhe nga politika shqiptare.