Mbrëmjen e kësaj të premte Sara u surprizua nga babi i saj në “Big Brother VIP”. Takimi i tyre ishte emocionues, aq sa përloti jo vetëm Sarën, por edhe banorët.
Sara e përqafoi me mall të atin dhe e pyeti se si i është dukur brenda shtëpisë dhe se si e ka pritur raportin e saj me Pajtimin. I ati i tha se e kupton shumë mirë, pasi e di çfarë vajze ka, madje nuk e priste që e bija ta përballonte kaq mirë këtë format.
Teksa Sara ndau me të edhe faktin se ajo mendonte se babai i saj do të ishte mërzitur me të për lidhjen e PM, “Mendoja që mund të mërziteshe për të gjithë situata këtu dhe për marrëdhënien me PM dhe kisha më shumë merakun tënd se e di mirë që mami më kupton”.
“Shpirti im, unë e di çfarë kam rritur. Unë kur të kam thënë jo, e kam pasur frikën nëse do e përballoje dot, por sot jam shumë i kënaqur që ke hyrë këtu. Nuk ke pse qan. Je e veçantë. Unë jam krenar që kam rritur një fëmijë të tillë”, tha babai i Sarës duke e qetësuar në këtë mënyrë të bijën e duke i dhënë forcë për të vazhduar lojën në BBV.