Në stuhinë e ngacmimeve seksuale ka përfunduar edhe Chris Noth, aktori i famshëm për rolin e Mr. Big tek “Sex and the City”. Dy gra thonë se kanë qenë viktima të agresionit të tij seksual. Të dyja ato kanë kontaktuar me revistën “Hollywood Reporter” per të rrëfyer historinë e tyre, por Noth i hodhi poshtë pretendimet si “krejtësisht të pavërteta”.
Zoe, 40 vjec dhe Lily, 31 (këto nuk janë emrat e vërtetë sepse po ruajne anonimitetin), thonë se dalja e serialit të r ii solli në mendje kujtime të dhimbshme, ndaj vendosën të flisnin.
Episodet sipas tyre kanë ndodhur në 2004 në Los Angeles dhe në 2015 në New York.
Hollywood Reporter thotë se gratë nuk e njohin njëra-tjetrën. Aktori nuk mohon se takimet e tyre kanë ndodhur, por këmbëngul se marrëdhëniet kanë qenë konsensuale.