KreuCelebrity

“E donte shumë jetën”, Einxhel prek me rrëfimin për nënën e saj: “Kam frikë se mos dorëzohet”

Gjatë spektaklit të kësaj të premte Einxhel ka rrëfyer një ngjarje shumë të dhimbshme për nënën e saj, duke na prekur të gjithëve.

Mamaja e Einxhelit ka qenë mjeke në Spitalin Ushtarak, por nga një aksident i viteve më parë ka thyer legenin. Moderatorja tregoi se që nga ajo ditë jeta e së ëmës ka ndryshuar, pasi tani ka frikë të dalë dhe nga shtëpia.

“Mami nuk mund të kryente më shumë gjëra vetë. Nga një person që e donte shumë jetën, i pëlqente të shëtiste, të kërcente, të vraponte, ishte një person shumë aktiv, mamaja u kthye në një person që kishte frikë të dilte nga shtëpia, kishte frikë se mos rrëzohej prapë”, tha Einxhel.

Ajo shtoi se e ëma ka dhe probleme të tjera shëndetësore që ia rëndojnë gjendjen, “Mami ka dhe probleme të tjera shëndetësore që ia rëndojnë situatën. I ati i saj ka pasur probleme me ekuilibrin, me Parkinsonin, me zemrën edhe unë gjithmonë kam pasur frikë mos do i kishte dhe mami. Nuk dua që mami të dorëzohet sepse nëse ajo dorëzohet e kemi të humbur luftën”.

Më tej mes emocionesh dhe lotëve Einxhell ndau frikën e madhe që ka se mos e humb nënën e saj, “Më tremb fakti që mund të zgjohem ndonjë ditë dhe të mos e kem më. Më tremb fakti që dita-ditës ajo mund të dorëzohet, mund të jetë një tjetër njeri. Ajo nuk dëshiron të dalë më as në foto, as në video. Unë nuk do kisha qenë këtu nëse ajo nuk do ma kishte kërkuar. Ma, ti je gruaja më e bukur që e kam parë, një grua shembull dhe me zemrën më të bardhë”.

Teksa u pyet se prej sa vitesh lufton e ëma me Parkinsonin, ajo tha se mamaja e saj ka pasur shenja të kësaj sëmundjeje por doktorët nuk e kanë diagnostikuar me saktësi, “Ka pasur disa shenja që shumë më përpara. Doktorët nuk kanë arritur t’ia diagnostikojnë tamam. Ajo vetë nuk ka më dëshirë as të vizitohet, refuzon çdo gjë”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF