Thamë se mbaroi gjithcka brenda Big Brother VIP, por këngëtarja Filloreta Raçi e njohur ndryshe si “Fifi” është kapur sërish mat’ me ish-futbollistin Granit Cakën, vetgëm se këtë radhë jashtë shtëpisë së famshme.
Ata janë parë duke kërcyer gjatë festës së 20-vjetorit të Top Channel, e nuk i kanë kursyer njëri-tjetrit puthjet e përqafimet.
Ishte Fifi vetë që i publikoi pamjet në profilin e saj në Instagram.
Ajo dhe Graniti ishin një periudhë banorët më të komentuar në BBV, për shkak të pëlqimit që nisi mes tyre e që u duk se do të përfundonte në një lidhje romantike, por në fund vendosën të mbeten vetëm shokë.