Sarën e ka shqetësuar vazhdimisht mënyra sesi babai i saj mund t`i shikonte gjërat nga jashtë shtëpisë së BBV, e sidomos marrëdhënien e saj me Pajtimin, DJ PM. Ajo druhej se i ati nuk do të shkonte ta takonte, pasi “i ka bezdi këto gjëra”.
Por në fakt, ndodhi e kundërta. Babai, Pëllumbi, erdhi e madje i tha se është krenar për të dhe sjelljen e saj.
Atij i kishte pëlqyer Donaldi dhe fakti qe ishte shprehur për Sarën se çdokush do të donte ta kishte afër edhe ta kishte shoqe.
Pëllumbi sakaq kërkoi të takonte dhe DJ PM që i shkoi me një shishe verë bashkë me DJ DAGZ (Arbërin). Ata e përshkrujan Sarën si një vajzë të mrekullueshme, ndërsa Pajtimi u përpoq të shkrinte akujt me një batutë. “Mendova se do vije me tesha të ushtrisë, ashtu siç të kishte përshkruar Sara”,- i tha ai. Babai i saj u përgjigj se i vetmi problem i tij është kur ajo mërzitet, megjithatë gjërat mes tyre shkuan mjaft mirë.