KreuCelebrity

Video/ Kristi dhe opinionistja e “Talk Love Story” puthen gjatë programit!

Çdo ditë në programin e përditshëm “Talk Love Story” ndodhin të papritura mes protagonistëve të programit të dashurisë. Edhe këtë të premte diçka e pazakontë ka ndodhur gjatë programit.

Djemtë konkurrentë kanë hedhur akuza për Kristin se ai prek të gjitha vajzat dhe nuk i respekton ato. Ndërkohë Kristi është ngritur nga karrigia e tij dhe ka shkuar ka prekur të gjitha vajzat me radhë, përveç Sellmës e cila nuk e ka lejuar.

Më pas në këtë sfidë ka marrë pjesë dhe opinionistja, Zhaklin Lekatari, e cila është ulur bashkë me konkurrentet. Djemtë donin që ai të bënte të njëjtën gjë edhe me Zhaklinën.

Mes fronistit dhe opinionistes pati një përqafim, por djemtë as këtë herë nuk janë kënaqur dhe kanë kërkuar më shumë. Në këtë moment ndodhi dhe puthja në buzë, e cila ka shkaktuar ilaritet.

“Kjo nuk është ofendim, pushtetin e kam unë. Thjesht luajeni lojën dhe mos kini frikë nga ndjenjat tuaja”, u shpreh Zhaklin.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF