Historia e dhimbshme e Einxhel Shkirës me të ëmën i ka prekur shumë dy shoqet e ngushta të moderatores, Fjoralbën dhe Argjirën. Vajzat publikuan në Instastory bisedën e tyre gjatë emisionit, ku nuk i rezistuan dot emocioneve, por shpërthyen në lotë.
Einxhel rrëfeu mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP dramën e saj familjare, të cilën e kishte pasur të vështirë ta ndante me banorët dhe publikun deri në atë moment.
Ajo tha se që prej vitit 2017, jeta saj ndryshoi si pasojë e sëmundjes së të ëmës e cila u prek nga Parkinsoni. Einxhel tha se kjo sëmundje e bëri që të mbyllej në vetvete, të mos dëshironte as të dilte jashtë dhe të bënte foto apo video.
Ky rrëfim i preku të gjithë banorët, publikun dhe Arbanën, ndërsa Fjoralba dhe Argjira kanë qarë pafund. “Si je me shikimin sot @argjiraspanca”, ka shkruar Fjoralba në foto ku duket ajo dhe Argjira duke qarë.



















