KreuCelebrity

“Sot festojmë përvjetorin e parë të martesës”, Thierry prek me fjalët për Hueyda El Saied

Ndarja nga jeta në moshën 46-vjeçare e Hueyda El Saied na tronditi padyshim të gjithëve. Humbja e arstistes së talentuar erdhi si pasojë e humbjes së betejës së saj me kancerin e gjirit.

Sot do të ishte një ditë shumë e veçantë për Hueyda El Saied dhe bashkëshortin e saj Thierry, pasi do të festonin 1-vjetorin e tyre të parë të martesës, por fati i keq nuk deshi që ata të gëzonin të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Bashkëshorti i Hueyedës Thierry, ka zgjedhur që në përvjetorin e tyre të parë t’i dedikojë disa fjalë të bukur zemre partneres së ndjerë, duke na emocionuar të gjithëve.

“Hueyda dashuria ime, faleminderit që je gjithmonë në zemrat tona. Sot është një ditë speciale, ne festojmë përvjetorin e parë të martesës. Kështu që gëzuar ylli jonë, na mungon thellësisht shumë, por kemi një zemër të madhe për ty. Të duam shumë dashuria ime. Gabriel dhe Thierry”, ka shkruar ai.

 

 

 

A post shared by Hueyda El Saied Grosjean (@hueyda_artwork)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF