Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Sheila Haxhiaj dhe Kledi Hysaj kanë vijuar miqësinë me njëri-tjetrin edhe jashtë shtëpisë më të famshme.
Vazhdimisht bëjnë video live në Instagram ku komentojnë ngjarjet në “BBV” dhe tashmë shoqërohen së bashku dhe në dreka e darka.
Dyshja është filmuar herë pas here në prani të njëri-tjetrit dhe së fundmi, pas videos në Shkodër, po qarkullojnë në rrjet disa fotografi ku Kledi dhe Sheila janë shfaqur dhe në sheshin Skënderbej në Tiranë më afër se kurrë, teksa nuk kanë munguar as përqafimet mes tyre.
Kujtojmë që Sheila ka qenë gjithmonë e rezervuar lidhur me jetën e saj private, ndërkohë që Kledi ka folur gjatë në “Fan Club” mbi marrëdhënien e tij me modelen gjermane Haula. Mbetet për t’u parë në vijim nëse mes dyshes do të lindë diçka më shumë se sa miqësi…



















