Gjatë spektaklit të kësaj të premte “Big Brother VIP”, Iliri u shpreh se disa prej banorëve janë kot brenda shtëpisë.
Balerini përmendi Einxhelin, Sarën, Antonelën dhe shtoi se duhet të kishte më shumë artistë brenda “Big Brother VIP”.
Pas kësaj deklarate, opinionistja Balina Bodinaku theksoi se Iliri u tregua shumë arrogant dhe ofendues me banorët.
“Është në të drejtën e tij të thotë mendimin e tij ashtu siç e ka dhe shumë mirë që e ka kurajën t’i thotë gjërat si i mendon, ndryshe nga disa njerëz aty që nuk i thonë, por Ilir të paktën në këtë që dëgjova sot, mua më tingëllove shumë arrogant dhe ofendues për banorët e tjerë. Ajo që the tingëlloi shumë ofendues”, tha Balina.



















