KreuCelebrity

Eva Longoria: Përse nuk e festojmë në familje mëngjesin e Krishtlindjes! 

Aktorja e njohur Eva Longoria rrëfeu se ajo dhe familja e saj nuk e festojnë mëngjesin e Krishtlindjeve. Në një intervistë për Us Weekly, 46-vjeçarja shpjegoi se bashkë me të shoqin, Jose Baton, 53 vjeç, dhe djali e tyre trevjeçar Santiago Enrique, i përmbahen traditës meksikane dhe e kremtojnë festën një natë më parë.

“Unë jam meksikane, kështu që ne festojmë prag-Krishtlindjen. Nuk festojmë mëngjesin e Krishtlindjes, nuk e presim Babagjyshin dhe këtu janë të gjitha dhuratat”, u shpreh ylli i Desperate Housewives.

Sipas Evës, darkën e  madhe dhe dhuratat i bëjnë gati mbrëmjen e datës 24, dhe paskësaj, në mesnatë, shkojnë në kishë për të ndjekur meshën.

 Në shumë vende latine, nata e Krishtlindjes ose Nochebuena është festa më e rëndësishme e sezonit. Përgjithsisht, ato kremtohet në familje ku mblidhen të gjithë bashkë për të ngrënë, kënduar e shkëmbyer dhurata.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF