KreuCelebrity

Dikur shokë të ngushtë, mësohet përse u zunë Ilir Shaqiri dhe Oni Pustina!

Dikur shokë të ngushtë, mësohet përse u zunë Ilir

Koreografi Ilir Shaqiri është një ndër banorët më të komentuar në “Big Brother VIP” dhe ka nxitur debate jo vetëm brenda lojës, por edhe jashtë saj, e ndërkohë që në plot raste, është votuar si më i preferuari nga publiku. Së fundi, ish modeli dhe ish miku i tij, Oni Pustin bëri një status fshikullues për Shaqirin, duke vënë në pikëpyetje arritjet e tij e taktitat e përdorura. Pustina thoshte se balerini që jeton në Itali “ka një jetë që xhelozon shqiptarët e suksesshëm atje dhe përpiqet përmes intrigave që të jetë në nivelin e tyre”.

Por dikur ata kanë qenë shokë e kanë ndarë, sic thuhet, “shtëpinë dhe bukën bashkë”. Cfarë ndodhi?

Oni Pustina është një ndër shqiptarët më të njohur në Itali, i cili ka qenë pranë Maria de Filippit për shumë vite dhe bëri një karrierë atje para se të kthehej në Shqipëri kur fitoi “Dancing with the Stars” dhe më pas krijoi familjen e tij me partneren e spektaklit, ky kryetar jurie ishte pikërisht Iliri. Ish-modeli ka qenë i lidhur me një nga balerinat historike në “Amici”, Ambeta Toromanin, dhe ka punuar edhe në rolin e postierit në atë program, për ta risjellë si rol në programin “Dua të të bëj të lumtur”, që moderohej nga Arbana Osmani, e cila po ashtu moderon formatin “BBVIP”, pjesë e të cilit është Iliri, kujton Panorama.com. Miqësia e tij me Ilirin, Kledi Kadiun, Ambeta Toromanin, ka qenë shumë e fortë në fillimet e tyre në Itali kur ata jetonin bashkë si një familje dhe Ambeta ishte ajo që gatuante për ta, kur ajo ishte partnerja e Onit. Ndërkohë, Ilir Shaqiri, i cili patjetër ka pasur një karrierë të bukur dhe të kompletuar në fushën e baletit, por gjithmonë ka pasur një hije dyshimi për miqësinë e tij me mikun dhe rivalin Kledi Kadiun, i cili u mediatizua më tepër në Itali pasi fitoi zemrën e Maria de Filipit. Për këtë arsye në rrethin e tyre të ngushtë u fol se Kledi dhe Iliri, nga miq u bënë armiq dhe nuk folën për vite me rradhë. Ata janë pajtuar vetëm këto vitet e fundit, ku secili ka hapur shkollën e vet, dhe nuk janë më në kulmet e tyre si balerinë.

Nga ana tjetër Oni Pustina është i martuar me balerinën Linda Poda dhe është baba i një vajze. Burime të sigurta për “Panorama Plus” qartësuan arsyen e deklaratës së Onit ndaj Ilirit, që e ka zanafillën pikërisht nga një video e “Big Brother VIP”, ku Iliri flet me kode për jetën private të Onit. Në videon në fjalë, Iliri, edhe pse flet me kode, duket se i drejtohet pikërisht atij (Onit) dhe familjes së tij. Kjo gjë me sa duket nuk i ka pëlqyer Onit, i cili doli me atë postim publik kundër ish-mikut të tij. Një komentues i një reviste kishte shkruajtur madje më herët ish modelit:  “Të përshëndes! Po e kujtoj shumë mirë, madje foli dhe për njërin nga ju, s’dua të gaboj, por më duket për ty që tha është martuar me vajzën e një të madhi këtu, e ka babain gjyqtar, një gjë e tillë”, duke iu referuar partneres së Onit, Lindës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF