Dj Dagz dhe PM u eliminuan mbrëmë nga shtëpia e Big Brother VIP, por pas hapjes së televotimit, ku publikut iu kërkua të votonte për të rikthyer njërin prej tyre në shtëpi, u kthye i pari.
DJ Dagz e vazhdon qëndrimin në BBV, por ndërkohë jashtë, komentet në rrjetet sociale shpërthyen.
Një prej atyre që reaguan ishte këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila në një postim të bërë në InstaStory, ka ngritur pikëpyetjen ndaj BBV se si ka mundësi që dy nga banorët më të pëlqyer të publikut dolën. “Big Brother nuk është argëtues pa ju djema! Njerëzit më të dashur të publikut dolën? Cfarë budallallëqesh!, “ ka shkruar ajo.
Dy DJ-të nga Kosova janë komentuar shumë për atmosferën pozitive që kanë krijuar brenda shtëpisë.