Pasi Romeo hyri në Big Brother VIP dhe simpatisë së treguar për Beniadën, menjëherë nisën aludimet se aktori ishte ndarë me bukuroshen Aleksia Peleshi, e këto pretendime u shfaqën sërish kur u mësua se ajo kishte pasur probleme me shëndetin e qe shtruar në spital.
Aleksia e tregoi tani se kjo nuk është e vërtetë.
“Big Brother është një format argëtimi. Romeo është i asaj fushe, artist, humorist. Ai e di cfarë kërkon hilaritet dhe humor te publiku dhe ia servir atë. Nuk ka lidhje me ne”, u shpreh ajo.
Ndërsa lidhur me Donaldin ajo pranoi se ishte i preferuari i saj ndër gjithë banorët duke thënë: “Shiko, në radhë të parë unë Donaldin e kam konsideruar gjithmonë familje dhe dua që të jetë i lumtur.
Ai është person që bën shumë për të tjerët dhe meriton që të marë në këmbim atë që jep. Por ndjenjat janë të pakuptueshme, vijnë, ikin papritur dhe shpeshherë na bën që të lëndojmë dikë tjetër apo të thyejmë premtime”.



















