Donaldi prej disa javësh ka qenë në situatë të vështirë teksa ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Gjatë gjithë kësaj periudhe ai ka patur padyshim mbështetjen e vëllait binjak, i cili ndodhet jashtë shtëpisë. Së fundmi me anë të postimi në Instastory duket se Romeo ka disa fjalë për personat që i janë kundërvënë vëllait të tij.
“I vetmi shpend që e merr guximin t’i bjerë në qafë shqiponjës është sorra. I ulet në kurriz dhe fillon t’i çukisë qafën. Megjithatë, shqiponja nuk i përgjigjet. As nuk lufton me të, as nuk merret me të fare. Thjesht hap krahët dhe fillon të fluturojë lartë. Sa më lartë ngjitet aq më shumë i vështirësohet frymëmarrja sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që edhe gjatë spektaklit të kësaj të premte, Donaldi pati debate me Arjolën dhe Ilirin.