Delinda Disha dhe Rudina Dembacaj kanë zgjedhur një mënyrë mjaft të bukur për të surprizuar fansat në këtë periudhë festive. Dy aktoret e njohura të humorit kanë bashkuar forcat për një “stand up comedy”, apo një perfomancë live ku një komedian me një tekst përgatitur flet për audiencën që e ka përballë tij, e humori është kaq i prekshëm!
Në fakt, dyshja simpatike do të performojë në Cormeum, në 23 dhjetor ora 19:00 dhe kurioziteti padyshim është i madh!
Delinda u kthye shpejt në një figurë të dashur për publikun me interpretimet e saj të spikatura në “Portokalli” , si drejtoresha e tatimeve, bashkëshortja tek “çifti i lumtur”, Miss Dhoqina etj. e më pas në show-n “Klanifornia”.
Rudina Dembacaj ka rrëmbyer shumë vëmendjen për jetën personale së fundi, por kjo nuk zbeh faktin që është një aktore mjaft e talentuar humori dhe krijon shumë atmosferë me interpretimet energjike të saj.