KreuCelebrity

Anna shkëlqeu në “Junior Eurovision”, Joni bën një premtim publik për të

Anna Gjebrea shkëlqeu në skenën e madhe të “Junior Eurovision” të mbajtur në Paris, ku përfaqësoi Shqipërinë me këngën  “Stand By You” duke i bërë krenarë të gjithë shqiptarët.

Interpretimi i Annës që ndezi gjithë skenën e madhe u pozicionua në vendin e 14-të, vlerësuar në total me 84 pikë.

Pas përfaqësimit të denjë në Junior Eurovision 2021, Anna Gjebrea ka marrë një premtim nga i nga vëllai Joni, i cili erdhi posaçërisht nga SHBA për të përkrahur të motrën, duke e surprizuar.

“Kampionia ime e përhershme. Do të jem gjithnjë pranë teje”, ka shkruar Joni krah një fotografie me Annën në rrjetin e tij social Instagram.

Kënga e Anna Gjebreas, “Stand By You” trajton një tematikë të fuqishme e aktuale siç është bullizmi i fëmjëve.

 

 

A post shared by @jongjebrea_

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF