Ish-futbollisti, Spartak Elmazi, është ndarë nga jeta në moshën 34-vjeçare këtë të diel.
Shkak për humbjen e tij është bërë një sëmundje e rëndë, nga e cila lojtari vuante prej 3 vitesh.
Një humbje e madhe kjo për futbollin shqiptar, por mbi të gjitha për familjen e sportistit. Elmazi ka luajtur në Superiore një pjesë të karrierës së tij.
Ai është aktivizuar me një sërë ekipesh ku bie në sy Dinamo dhe Kamza. Gjithashtu ka luajtur edhe me Tomorin, Pogradecin dhe Kastriotin.