Kim Kardashian West është përballur vazhdimisht publikisht me kritika, thashetheme dhe madje edhe një grabitje traumatike. Por nëna e katër fëmijëve thotë se i vetmi person që e ‘frikëson’ është vajza e saj 8-vjeçare North West.
Gjatë një interviste me Bari Weiss këtë javë, Kim pranoi se pavarësisht se ka punuar me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, politikanët nuk janë të frikshëm aq sa kur bëhet fjalë për fëmijën e saj më të madh.
Pyetjes së fundit se kush e frikëson Kim i dha një përgjigje që shumë mund të mos e kishin pritur. “Ndoshta vetëm vajza ime, North”, tha 41-vjeçarja.
Ndonëse ajo nuk tregoi pse vajza e saj e madhe i intimidon, më herët gjatë intervistës, Kardashian komentoi momentin viral kur 8-vjeçarja u fut live në TikTok pa lejen e saj. “Dua të them, North West është vajza e Kanye West,” tha ajo, “Ajo është binjakja e tij”.
Kim Kardashian West tha se North kërkoi falje për thyerjen e rregullave pasi pa videot e TikTok.