Aktori i njohur Olsi Bylyku ka qenë i ftuar së fundmi në rubrikën “N’fermë” në “E diell”, ku ka zbuluar se ai dhe partnerja e tij Egli kanë menduar të organizojnë një dasmë.
Jo vetëm kaq, por aktori i njohur ka zbuluar edhe datën që çifti ka menduar. Bëhet fjalë për datat: 13 ose 14 gusht 2023.
Olsi Bylyku ka folur edhe për takimin e parë me vjehrrën, i cili ka ndodhur rastësisht, “Isha duke pirë kafe me Eglin, i shkroi mami dhe tha se duhet të iki ta takoj. Po le të vijë këtu i thashë dhe u takuam. E çuditshme, por s’kisha ndonjë emocion edhe pse ishte vjehrra e parë që takoja, s’kam takuar vjehrra tjera.
“Kam super vjehrrë, e sjellshme, e mirë, më shkruan mesazhe sa herë nxjerr ndonjë material, më pëlqen shumë kur gatuan byrek me qepë e domate dhe byrek me qumësht, e qan”, tha ai.