Sara Hoxha është mjaft aktive në rrjete sociale ku poston imazhe të ndryshme nga përditshmëria si dhe nga puna e saj prej blogerje.
Ajo realizon vazhdimisht edhe bashkëbisedime me ndjekësit e saj në Instagram, dhe së fundmi një prej tyre i ka kërkuar një fotografi të babait të saj dhe që ajo të shkruajë diçka për të
“Skam nevojë të them gjë është thjesht njeriu më i mirë në këtë botë”, ka shkruar ajo teksa ka ndarë një fotografi të babait të saj me Poem Blu në krahë gjatë festes së ditëlindjes së saj.
Kujtojmë që Sara u bë e njohur për publikun nga lidhja e saj me reperin e njohur dhe aq të dashur për publikun Ledri Vula.