Pas një periudhe pauze, Adrola Dushi, e shnderruar në një ikonë bukurie me pamjen e saj, i është rikthyer intervistave.
Ajo u kthye nga Shtetet e Bashkuara me rastin e festave të fundvitit, dhe foli për Prive duke bërë disa rrëfime për jetën e saj.
Por ndërkohë, disa komentuesve u ra në sy dicka tjetër: ata panë se Adrola kishte shtuar ca në peshë, dhe dukej më e rrumbullakosur edhe në fytyrë.
Modelja, e cila sërish duket shumë e bukur, e dha përgjigjen në Instagram. “Po e di që jam shëndoshur dhe s’është se po ndihem keq. Ju dua”!