Bora Zemani ka qenë në vëmendje të mediave rozë javët e fundit, për shkak të lidhjes së Donaldit me Beatrixën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Moderatorja është shumë aktive në rrjetin e saj social Instagram, ku vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet së bashku me nënën e saj, duke parë njëra-tjetrën në sy dhe teksa kanë bashkuar duart.
“Me opinionisten e jetës sime”, ka shkruar Bora, duke na prezantuar në këtë mënyrë me njeriun e saj të shtrenjtë.