Trixa nuk është ndjerë mirë dy ditë më parë dhe ka kërkuar të dalë nga “Big Brother VIP” pasi siç ajo u shpreh nuk po e përballon dot situatën në shtëpi.
Lidhur me këtë deklaratë, Donald Veshaj është pyetur nga Antonela se nëse Beatrix do të largohej nga shtëpia a do bënte të njëjtën gjë dhe ai.
Aktori nuk u mendua aspak dhe menjëherë tha, “Po, normal”, teksa shtoi “Varet sa afër është fundi. Në qoftë se nuk shtyhet këtu brenda…”.
Kujtojmë që lidhja e Donaldit dhe Beatrix nuk u prit mirë nga publiku për shkak të situatës së pasqaruar mes aktorit dhe moderatores Bora Zemani.