Xhoni dhe Kleona zhvilluan takimin e tyre, ku emocionet nuk munguan. Konkurrentja e “Love Story” , e cila duket një vajzë mjaft e qeshur por nuk tregon shumë nga vetja, u ndje mirë në shoqërinë e Xhonit dhe I rrëfeu historinë e trishtë të humbjes së të atit.
“Unë para disa vitesh kam humbur babin. Kur e kam humbur, shoqëria ime më e ngushtë e ka marrë vesh ndoshta pas një muaji, dhe jo se desha unë por se një shoqja ime e lagjes ia tha. Dhe unë nuk doja që kjo të merrej vesh, cdo gjë e kam kaluar vetë.
Ajo që më vrau më shumë ishte mënyra sesi ai vdiq. Unë e pres dhe e di shumë mirë që të gjithë kanë ciklin e vet të jetës. Por është shumë e vështirë kur në një moment që nuk e pret fare, babai të kërkon ty për të vdekur”, tha ajo mes kotësh, ndërsa ky rrëfim e përloti edhe vetë Xhonin.
“Më priti mua që të shkoja aty që të vdiste, dhe unë e kam përjetuar shumë, shumë keq. Nuk e dija cfarë të bëja në atë moment, thirrëm ambulancën, u bëra agresive në ato caste se nuk e kuptoja që kishte vdekur dhe I thoja doktorit e infermieres- bëjini dicka, pavarësisht se mami im është infermiere dhe ia kishte bërë të gjitha ”, vazhdoi ajo e Xhoni u përpoq ta ngushëllonte dhe i përcolli keqardhjen e tij.