Produksioni i “Big Brother” organizoi së fundi një lojë për banorët të cilët duhet të gjenin një gjilpërë brenda një shtëpize të mbushur me kashtë. Kush e gjente, shpërblehej me të drejtën të bënte një telefonatë jashtë shtëpisë.
Fati i ra Sarah Berishës. Ishte pikërisht blogerja që e gjeti gjilpërën.
Megjithatë, ajo të drejtën që iu dha zgjodhi të mos e përdorte për vete. Sarah vendosi t`ia kalojë mundësinë e telefonatës Antonelës, duke thënë se ajo vetë e kishte takuar ditën e premte babanë e saj dhe javë më parë motrën.
Ndërkohë, Antonela së shpejti do të bëhet teze dhe kështu mund të telefononte motrën e saj për ta kuptuar gjininë e foshnjës. Gjesti i Sarës e preku shumë ish konkurenten e “Përputhen” e cila nuk i mbajti dot lotët.