KreuCelebrity

Europa masa të reja nga Omicron, festat në rrezik!

Protestat nga aktivistët kundër vaksinimit në qendër të Londrës u shoqëruan me dhunë gjatë fundjavës. Një turmë prej rreth pesë mijë njerëzish rrethuan policinë jashtë sheshit të Parlamentit gjatë marshimit “Të Bashkuar për Lirinë”. Disa prej tyre mbanin pankarta me mbishkrimin “Jo vaksinimit të detyrueshëm” dhe “E gjitha ka qenë një tufë gënjeshtrash”.

Kjo pason shqetësimin e madh të shprehur nga kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, për rritjen e infeksioneve me variantin ngjitës të koronvirusit, Omicron, thote VOA. Ne jemi tepër të shqetësuar nga rritja e madhe e rasteve me variantin Omicron. Gjatë 24 orëve të fundit kemi patur numrin më të madh të rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 26,000 infeksione. Shtrimet në spitale po rriten, por edhe mungesat e personelit po rriten në nivele masive. Për këtë arsye, unë kam marrë vendimin, në konsultim me partnerët tanë, që të shpallim gjendjen emergjente”, tha ai, duke lene te kuptohet se dhe organizimet per festat jane ne rrezik.

Edhe në qytetet e tjera të mëdha europiane si Barcelona dhe Parisi ka patur protesta kundër vendosjes së masave të reja kufizuese të nxitura nga përhapja e variantit Omicron. Holanda njoftoi një bllokim të plotë. Të dielën, këshilltari kryesor i Presidentit Joe Biden për shëndetësinë, Dr. Anthony Fauci, i tha emisionit “This Week” të kanalit ABC se afërsisht 50 milionë amerikanë të pavaksinuar mund të mbingarkojnë sistemin e kujdesit shëndetësor që tashmë është i ngarkuar nga pandemia.

Që nga e premtja, Britania vendosi rekordin e tretë në po aq ditë me më shumë se 93,000 infeksione, ndërsa qyteti i Nju Jorkut raportoi numrin e më të lartë ditor të rasteve, me më shumë se 21,000 infeksione, duke e tejkaluar rekordin e mëparshëm të arritur në janar të këtij viti.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF