Debati i ndodhur mes Sellmës dhe Kristit gjatë emisionit “Love Story Talk” ka vijuar dhe gjatë spektaklit të kësaj të hëne në “Love Story” në Tv Klan.
Debati ka agravuar dhe Sellma është shprehur se ajo që kishte bërë Kristi është shumë e rëndë.
“Nuk dua të komentoj fare për këtë histori më duket pa sens. Nuk dua të them asgjë”, tha Kristi si fillim për situatën e ndodhur, ndërkohë Sellma u shpreh se banale është e folura e Kristit ndaj gjërat kanë agravuar, “Njerëzit e familjes time janë më të rëndësishmit dhe unë nuk toleroj askënd që flet dhe të mos jetë i përgjegjshëm për fjalët që thotë”.
Pas këtyre ka ndërhyrë Alketa Vejsiu e cila tha se ka folur me Kristin dhe ai ka thënë se ka qenë gjithçka në kuadër të një batute humori.
Por Sellma tha se nëse do të përsëritej kjo situatë dhe ajo nuk do mbante përgjegjësi për ato që do të bënte. “Thjesht të mos ndodh më dhe kaq, se dhe unë nuk do mbaj përgjegjësi për ato që do them”, u shpreh ajo.

Horoskopi ditor, e martë 21 dhjetor 2021


















