KreuCelebrity

“Dera aty është, dil kur të duash”, Beatrix thotë se do largohet, si reagon Donaldi!

“Dera aty është, dil kur të duash”, Beatrix

Beatrix së fundi është shfaqur në gjendje jo të mirë emocionale. Duket se në disa momente për të, qëndrimi në shtëpi bëhet I vështirë, aq sa edhe tha se do të dilte prej aty. Donaldi u ul të bisedonte me të.

Donald: Akoma kështu je? Po çfarë ke, çfarë të mundon?

Beatrix: Thjesht e kam humb… Asgjë!

Donald: Hajde ikim e flemë gjumë bashkë.

Beatrix: Nuk dua të fle….

Donald: Hajde të mundohemi të shtrihemi.

Beatrix: Po ik ti…

Donald: Jo, si të iki unë të fle e të lë ty këtu. Qetësohu, çdo gjë është ok.

Beatrix: Nuk më duket aq ok…

Donald: Problemi është kur nuk i di gjërat, se kur i di pse ta vrasësh mendjen?

Beatrix: Se kam gjetur veten këto 3 ditë. Supozohej në këtë pikë me qenë më lirshëm, s’po më duket aq ok.

Donald: Thjesht nuk duhet të mendosh aq shumë.

Beatrix: Po do mendoj…

Donald: Supozohej, lirshëm në çfarë sensi?

Beatrix: Me qenë ok! Me u ndje rehat. Nuk jam ndjerë… nuk ta shpjegoj dot. Nuk e kam ndjerë vëndim tim këtu.

Donald: Po as unë se ndiej…

Beatrix: Jam ndryshe, ça të bëj të rri kot?

Donald: As unë. Ti e ke një qëllim që ke hyrë këtu.

Beatrix: Normal….

Donald: Dera aty është dil kur të duash. Po të duash dil e shkon në shtëpi. Thjesht nuk duhet të dorëzohesh, pse të dorëzohesh. Nëse është dëshira më e madhe të dalësh, atëherë del. Është e thjeshtë, mos të kapi ankthi pse, këtu…

Beatrix: Mos u ndje keq të lutem…

Donaldi: Po se më duket se nuk ndryshoj dot gjë, se të them bëj këtë, jo, bëj atë, jo. Pse nuk mundohesh të lirohesh njëherë…

Beatrix: Si?

Donaldi: Nuk e di, e gjejmë bashkë….

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF