KreuCelebrity

OBSH kërkon të anulohen ngjarjet festive për të parandaluar Omicron!

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë rekomandoi këtë të hënën që njerëzit të anulojnë tubimet e festave pasi Omicron vazhdon të përhapet. Duke folur në një konferencë shtypi në Gjenevë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se “një ngjarje e anuluar është më e mirë se një jetë e humbur”.

“Të gjithë ne jemi të sëmurë nga kjo pandemi. Të gjithë ne duam të kalojmë kohë me miqtë dhe familjen. Të gjithë ne duam të kthehemi në normalitet. Mënyra më e shpejtë për ta bërë këtë është që të gjithë ne udhëheqësit dhe individët t’i bëjmë më të vështira vendimet që duhen marrë për të mbrojtur veten dhe të tjerët”, tha ai.

Teksa më tej vijoi, “Në disa raste, kjo do të nënkuptojë anulimin ose vonimin e ngjarjeve. Por një ngjarje e anuluar është më mirë se një jetë e humbur. Është më mirë të anulosh tani dhe të festosh më vonë sesa të festosh tani dhe të pikëllohesh më vonë. Asnjëri prej nesh nuk dëshiron të jetë përsëri këtu pas 12 muajsh.”

Shefi i OBSH-së tregoi prova të qëndrueshme”se varianti i fundit i shqetësimit, Omicron, po përhapet dukshëm më shpejt se varianti Delta. Të dhënat sugjerojnë se transmetimi në komunitet i Omicron ka një kohë dyfishimi midis 1.5 dhe tre ditësh.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF